Zyrtarizohet dueli i shekullit : ndeshja qe do te ju le pa frym

loading...

Passport
loading...

Mayweather mbetet një nga boksierët më të mirë të teknikave mbrojtëse, ndërsa rivali i tij filipinas tregoi se ka ende shumë fuqi në duart e tij.

“Ua kam premtuar fansave dhe tashmë ia dolëm mbanë”. Kjo është fjalia e kampionit Floyd Mayweather Jr. pas arritjes së marrëveshjes për të zhvilluar ndeshjen e shekullit në boks kundër Many Pacquiaos. Amerikani që do të arkëtojë rreth 150 milionë dollarë nga sfida e datës 2 maj në “MGM Grand Arena” ka pranuar të ngjitet sërish në ring, por këtë herë ndaj një kundërshtari që rrezikon t’i njollosë karrierën e tij të pastër pa asnjë humbje. Mayweather mbetet një nga boksierët më të mirë të teknikave mbrojtëse, ndërsa rivali i tij filipinas tregoi se ka ende shumë fuqi në duart e tij.

Nga ana tjetër, Pacquiao ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të ndeshjes, duke u shprehur se ndihet i nderuar që do të jetë protagonist në këtë event historik, ndërsa ua dedikoi këtë ndeshje të gjithë fansave të tij. Mayweather nuk njeh asnjë humbje në 47 përballje dhe konsiderohet si një nga boksierët më të mëdhenj të historisë.

Zyrtarizohet dueli i shekullit, Mayweather-Pacquiao

Një fitore e mundshme do ta ngjiste edhe më shumë në Olimpin e këtij sporti. Nga ana tjetër, Pacquiao do të kërkojë të tregojë se është ende një boksier në kulmin e karrierës së tij pas asaj disfate 3 vjet më parë kundër Juan Manuel Marquez. Një nga njerëzit kryesorë që ka këmbëngulur për zhvillimin e kësaj sfide është edhe promotori i boksierit filipinas, Bob Arum, sipas të cilit, marrëveshja erdhi pas një pune që zgjati për 5 apo 6 vjet. “Kjo është një nga përballjet më të mëdha të historisë së boksit madje unë e krahason me finalen e Super Boël. Many e ka kërkuar një ndeshje me Mayëeather që 6 vjet më parë dhe gjatë kohëve të fundit ka këmbëngulur që t’i siguroja një sfidë të tillë sepse ai është i bindur që mund ta mposhtë Mayweather”, thekson Arum, i cili ndez edhe shkëndijat e para të ndeshjes që do të mbajë frymën e botës në datën 2 Maj.

loading...