Zyrtari maqedonas i kërkoi shqiptarit të heqë flamurin tonë nga stadiumi, ai e sfidon keq dhe i bën gjëmën

Zllatko Andonovski, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka kërkuar sonte nga gazetarët shqiptarë nga Tirana të heqin flamurin kombëtar nga vendi i gazetarëve në stadiumin e Strumicës.

Megjithëse Andonovski ka kërkuar heqjen e flamurit, duke u arsyetuar në siguri, gazetari Ervin Baku nuk e ka miratuar kërkesën e tillë. Kështu, flamuri vazhdon të qëndrojë aty.