Zyrtare: Thiago Alcantara në Bayern

thiago-alcantara

Bayern Munchen ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Thiago Alcantara.

22 vjeçari do të bashkohet në skuadrën bavareze me ish-mentorin e tij, Pep Guardiola.

Ai u ka kushtuar gjermanëve 25 milionë euro, nga të cilat 20 do të paguhen menjëherë derisa 5 tjera në formën e bonuseve. Thuhet se lojtari ka heq dorë nga disa favore personale që të jetë pjesë e Bayernit me të cilën skuadër ka nënshkruar për katër vite, deri më 30 qershor 2017. /SkuadraIme/