Zyrtare: Teuta Krasniqi është martuar (FOTO)

Pak muaj më parë, Teuta Krasniqi bëri të ditur lidhjen e saj me trajerin e fitnesit, Adonis Morinën.

Detajet u mbajtën hermetike dhe çifti nuk preferoi që të shfaqet shpesh në publik duke qenë të rezervuar edhe në postime të fotove në rrjete sociale.

Ishte Prive ajo që siguroi javën e kaluar një foto ku shihet çifti në momente private teksa shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin.

E duket se lidhja ka shkuar aq mirë, saqë Teuta dhe Adonisi kanë ndërmarrë mjaft shpejt një hap tjetër në jetën e tyre.

Nga burime shumë të sigurta, Prive mëson se mbrëmë dyshja kanë kurorëzuar dashurinë. E gjithë ceremonia ka ndodhur në një ndejë private mes familjarëve dhe miqve të cilët kanë pasur rol kyç që ky moment i rëndësishëm për çiftin të kalojë pa vëmendjen e medias.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, ndërsa me kohë do ju njoftojmë për çdo të re nga ky zhvillim. /Prive
Teuta-Krasniqi