Zyrtarë të PDK-së takohen me ata të AAK-së?

Duke e parë që Gjykata Kushtetuese mund ta pezullojë procesin e zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar legjitim të Kuvendin të Kosovës, partia e Ramush Haradinajt duket se i ka kthyer sytë kah PDK-ja e Hashim Thaçit.
Burime të Indeksonline thonë se lidhur me këtë ngërç që ka ndodh në konstituimin e Kuvendit, zyrtarët e AAK me gjasë do të takohen sot me ata të PDK-së për të gjetur një formulë të re të ri-funksionalizimit të institucionit më të lartë në vend.
Kushtetuesja pritet që sot, ose eventualisht nesër të nxjerrë verdiktin lidhur me ankesën e PDK-së për mbarëvajtjen e seancës konstitutive të 17 korrikut.