Zyrtare: Mkhitaryan është i Dortmundit

Henrikh-Mkhitaryan2

Borussia e Dortmundit ka paguar 27.5 milionë euro për transferimin e Henrikh Mkhitaryanit nga Shakhtari i Donetskut.

Mkhitaryan, 24 vjeçar, ishte synimi kryesor i Liverpool, derisa pritet të zëvendësoj largimin e Mario Gotzes, i cili lëvizi kah Bayern për 37 milionë euro.

Mkhitaryan kishte ardhur në Shakhtar nga Metalurg Donetsk në vitin 2010 dhe për tri sezone ka shënuar 44 gola në 106 ndeshje për kampionët ukrainas. /SkuadraIme/