Zyrtare, Migjen Basha vishet kuqezi, FIFA jep dritën jeshile

migjen

Migjen Basha është bërë zyrtarisht lojtar i përfaqësueses shqiptare të futbollit, pasi më në fund, Komiteti i Statusit të Futbollistit, ka pranuar kërkesën e 25-vjeçarit për t’u veshur kuqezi. Dëshira e Bashës për t’iu bashkuar përfaqësueses kuqezi, mbahej peng nga një ndeshje të luajtur në vitin 2008, lojtari i Torinos i lindur në Zvicër, luajti për kombëtaren e moshave të vendit alpin.

Ka qenë pikërisht kjo ndeshje shkas për FIFA-an që të mbante pezull kalimin e tij në Kombëtaren shqiptare për vite me rrallë. Basha u grumbullua me përfaqësuesen të hënën dhe është konfirmuar për ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë, ndërsa De Biasi ka pohuar se ndaj Norvegjisë ai nuk do të jetë i gatshëm.

Gjithsesi, Basha u shpreh mjaft i lumtur në grumbullimin e parë me përfaqësuesen shqiptare. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Gjeta një ambient mjaft të ngrohtë, pasi me disa lojtarë njihem edhe më përpara. Kjo ishte seanca ime e parë stërvitore me Kombëtaren, për të cilën do të jap gjithnjë maksimumin, sa herë që të më kërkohet. U ndjeva mirë. Në fillim pata disi emocione, por më pas gjithçka u normalizua. Pashë se kisha të njëjtin potencial edhe me lojtarët e tjerë, ndaj shpresoj që shumë shpejt të zbres në fushë”.

“Kam shumë dëshirë të udhëtoj drejt Oslos, por kjo varet nga përgjigjja që presim. Ende nuk na kanë kthyer përgjigje. Unë jam gati dhe po pres me padurim të vesh fanellën e kombëtares, pasi është nder për mua”, ka shpjeguar futbollisti kosovar.

Migjen Basha ka lindur me 9 qershor 1987 në Lousannë të Zvicrës dhe pikërisht në këtë vend nisi edhe karrierën e tij si futbollist, duke kulmuar me aktivizimin në të gjitha ekipet zinxhir përfaqësuese të këtij vendi, madje edhe një ndeshje me kombëtaren e madhe. Pikërisht ajo ndeshje e luajtur në vitin 2008 u bë një pengesë e madhe, për shkak edhe te rregullave të FIFA-së, që të luante për vite me rradhë me përfaqësuesen tonë. Me insistimin e tij, në korrik 2010 nisën procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare, të cilat përfunduan me 21 gusht 2012. Por edhe ky moment nuk ishte i majftueshëm për ti hapur udhë aktivizimit të tij me kuqezinjtë, por u deshën edhe disa muaj të tjerë përpjekje, plotësim dokumentacioni dhe së fundmi vendimi i FIFA-së që mesfushori aktual i Torinos të mund të luaj për kombëtaren e shqipërisë. Në këtë kushte trajneri de biazzi ka një alternativë më shumë për të rritur forcën dhe cilësinë e përfaqësueses sonë, për më të tepër në një ndeshje si ajo me Norvegjinë, rezultati i së cilës mund të ketë një ndikim të drejtpëdrejt në pozicionin final të kuqezinjve në këto eleminatore.