Zyrtare: Labinot Tahiri kandidon për kryetar të Ferizajt (Video)

foto

Këngëtari Labinot Tahiri, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vitin 2017, do të jetë kandidat për kryetar komune i qytetit të Ferizajt.

Këtë e ka pohuar vetë Labi në emisionin Ndërrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, ku është shprehur se e ka në plan që t’i hyjë garës për të parin e qytetit.

“Me emër të zotit do të kandidojë për kryetar të komunës së Ferizajt. Edhe Kosovën mund ta bëjmë Europë, vetëm duhet punuar”, është shprehur Labi.

Gjatë këtij emisioni, Labinot Tahiri ka folur më gjerësisht për iniciativën e tij për t’i ndihmuar familjet skamnore në Kosovë, duke u ndihmuar në sigurimin e strehimit.