Zyrtare: Kroos te Reali

Toni Kroos edhe zyrtarisht është anëtar i ri i Real Madridit. Ai ka nënshkruar me mbretërit në një marrëveshje 30 milionë eurosh, teksa do të përfitojë gjashtë milionë për stinor.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra spanjolle, Real Madrid.

Bildraporton se transferimi i Kroosit i ka kushtuar mbretërve hiq më pak se 30 milionë euro, teksa ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Gjermani ka arritur marrëveshje personale me krerët e klubit që të përfitojë plot gjashtë milionë euro për stinor.