Zvicra tronditet nga një sulm, shumë të lënduar (FOTO)

Të paktën pesë persona u lënduan, dy prej tyre rëndë, në një sulm që tronditi qytetin zviceran të Schaffhausen.

Sulmi u krye nga një person i paidentifikuar, tha policia.

Policia nuk dha më shumë detaje për sulmin, por megjithatë ata mbyllën qendrën e qytetit i cili ndodhet në afërsi me kufirin gjerman.

Në një njoftim nga gazeta zvicerane Blick, një zëdhënëse tha se policia ishte duke kërkuar për të dyshuarin.

Dëshmitarët, njëri prej tyre menaxher i dyqaneve, tha për Blick se sulmuesi po përdorte një sharrë elektrike.

“Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht,” tha një zëdhënëse e policisë për Blick.

Dhjetëra makina të policisë dhe ambulanca janë dërguar në qytet.