Zvicra me pesë shqiptarë kundër Qipros

loading...

shqipe

loading...
Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Ottmar Hitzfeld, ka ftuar pesë futbollistë shqiptarë për ndeshjen eliminatore kundër Qipros. Ndeshja Qipro – Zvicër luhet më 23 mars në Nikozi, në kuadër të grupit E të eliminatoreve për botërorin “Brazili 2014″, shkruan KD.

Hitzfeld llogarit në mesfushorët Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si edhe sulmuesin Admir Mehmedi. Behrami ka 38 ndeshje e dy gola për Zvicrën, Xhemajli 24 ndeshje, Shaqiri 24 ndeshje e shtatë gola, Granit Xhaka 15 ndeshje e tre gola, ndërsa Mehmedi 13 ndeshje e një gol. Kosovarët Behrami, Shaqiri e Granit Xhaka deri tani ishin titullarë të padiskutueshëm te Zvicra. Në ndeshjen e fundit, atë miqësore kundër Greqisë të luajtur më gjashtë shkurt, Shaqiri mungoi për shkak të një lëndimi, ndërsa Xhemajli nuk u ftua fare. Startues ishin Behrami, Xhaka e Mehmedi.

Sipas mediumeve zvicerane, Xhaka rrezikon të humbë vendin në përbërjen bazë, pasi nuk po kalon ditë të mira te Borussia Mounchengladbach. Në vend të tij në mesfushë mund të paraqitet Blerim Xhemajli. Zvicra prin në Grupin E me 10 pikë të mbledhura në katër ndeshje. E dyta është Norvegjia me shtatë pikë, sa ka edhe Shqipëria që zë pozitën e tretë. Qipro është e fundit me tri pikë të mbledhura në katër takime.

loading...