Zvicerani urrente fqinjin shqiptar, por ky e befason se si ja kthen

loading...

Passport.jpg1

loading...

Një zviceran e urrente fqinjin e tij shqiptar vetëm për faktin se ai është i huaj.

Por letra zemërgjerë që shqiptari i ka kthyer fqinjit të tij ka lënë shumë zviceranë gojëhapur.

Disa zviceranë jo vetëm që nuk mund t`i përballojnë të huajt, ata madje edhe i urrejnë. I tillë ishte edhe i riu zviceran me emrin Christian.

Ai kishte një problem  me fqinjin e tij shqiptar, atë e pengonte gjuha shqipe, shkruan portali “likemag”, transmeton albinfo.

Në letrat e tij shkruante: “Shqiptarët jashtë”!

Image

Ai kishte shkuar aq larg sa që vazhdimisht i linte pas letra ofenduese ku mund të lexohej e njëjta gjë: “Shqiptarët jashtë!”.

Derisa një ditë fqinji i tij shqiptar i përgjigjet letrës së zviceranit:

“Hej Christian. Kam dëgjuar se je fjalosur me dashnoren tënde. Ja këtu, merri 20 franga dhe blej birra! Kokën lartë, vëlla! Sharjet t`i kam falur”!

Jo çdo kush do të kishte reaguar kaq miqësisht kundrejt këtyre ofendimeve.

Çfarë fqinji i mrekullueshëm e zemërgjerë, shkruan portali “likemag”!

Kjo ksenofobi duhet të ndalet! Në çdo vend të botës ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë.

Kjo nuk ka asgjë të bëjë me nacionalitetin. /Albinfo.ch/

loading...