Zvicër: vritet Shqiptari Selim Elshani në prani të fëmijëve

fotoMbrëmë në orët e vona është ekzekutuar me një breshëri plumbash një 36 vjeçar shqiptar nga Kosova, që jeton në Zvicër, i cili kishte pasaportë italiane.

Ai është vrarë para garazhës së tij në prani të fëmijëve dhe të dashurës 21 vjeçare me të cilën bashkëjetonte prej kohësh.

Ngjarja ka ndodhur në Fribourg dhe dyshimet e para bien mbi një konflikt që viktima kishte në Kosovë.

Fqinjët e rrëfejnë se natën kanë dëgjuar të shtëna të shumta dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Nga hetimet e para policia dyshon se të përfshirë në ekzekutim ishin dy persona të cilët u larguan në këmbë menjëherë pas kryerjes së krimit.

Policia ka filluar menjëherë ndjekjen e tyre të cilët kishin ikur arave përreth por deri tani pa arritur ti gjejë.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se e gjithë kjo ngjarje ka të bëjë me mafian e cila vepron në Kosovë, raporton portali zviceran 20minuten.

36 vjeçari ishte i martuar me një italiane me të cilën ishte i divorcuar dy vite pas martesës.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.