Zvicër: Vritet Selim Elshani

fotoNë orët e vona të natës së mbrëmshme, në Pajetn të Zvicrës (Kantoni Fribourg) është vrarë shtetasi zviceran me kombësi shqiptare, Selim Jusuf Elshani.

Sipas burimeve të Indeksonline dy persona të panjohur kanë qëlluar në drejtim të tij derisa ai ishte me fëmijët dhe gruan e tij.

Ndërkohë policia zvicerane ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.

Para ca ditësh u vra në Pejë, Shefqet Kelmendi dhe policia zvicerane po dyshon se vrasja është kryer për motive hakmarrjeje.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.