Zvicër| Kosovarët babë e bir tentojnë ta hedhin nusen prej ballkonit, pasi ”nuk i respektoi”

Vjehrri, një 68 vjeçar nga Kosova, i zemëruar se e reja, po ashtu nga Kosova, “nuk po tregonte respekt ndaj tij” deshi ta hidhte atë nga ballkoni. Ai e kapi me forcë 32-vjeçaren dhe u nis drejt ballkonit. Menjëherë i erdhi në ndihmë edhe djali, bashkëshorti 34 vjeçar “i viktimës”, i cili e kapi të shoqen nga këmbët.

Megjithatë mediet zvicerane shkruajnë se në momentin e fundit ajo po mbrohej dhe po rezistonte me sa mundej duke u mbajtur fort te grilat e ballkonit, shpëtimi i erdhi nga i biri i saj 9 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ai e kafshon të atin aq fort në kofshë sa që e detyron atë ta lëshojë gruan. Sot, babë e bir po përgjigjen para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Ëinterthur.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 10 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 40 frangash për bashkëshortin. Ndërsa për vjehrrin, 8 muaj burg efektiv dhe po ashtu 400 franga gjobë. Të dy akuzohen për detyrim, kërcënim dhe përdorim dhune gjegjësisht shkaktim lëndimi. Bashkëshorti, si masë sigurie po ashtu duhet të ndjekë kursin “partneriteti pa dhunë”.wp_20140525_001