Zvicër, babë e bir nga Kosova maten të hedhin nusen nga ballkoni

Në Zvicër, një 34-vjeçar kosovar dhe babai i tij në moshë 68-vjeçe, sipas akuzës, donin ta hidhnin nusen e 34-vjeçarit nga ballkoni i katit të tretë. Arsyeja: Nusja nuk tregonte respekt.

Burri dhe babai i tij sot duhet të dalin para gjyqit të qarkut në Winterthur . Arsyeja: sipas akuzës flitet për një zënkë ndërmjet infermieres 34-vjeçare dhe vjehrrit të saj. 68-vjeçari nga Kosova thuhet të ketë reaguar me fjalët: «Ti nuk ke respekt, tani mbaroi. Do të të hedhim nga ballkoni dhe do të të mbysim».

Sipas prokurorit, ai e ka kapur të renë e tij, edhe ajo nga Kosova, për shpatullash e ka ngritur lart. I biri i ka ardhur menjëherë në ndihmë, duke e mbëthyer gruan nga këmbët dhe e kanë çuar deri te parmakët e ballkonit. Nuk kanë arritur ta hedhin nga ballkoni në sajë të djalit 9-vjeçar të çiftit. Ai i ka dalë në mbrojtje nënës, duke e kafshuar babain e tij në këllqe, aq sa ky i fundit e lëshon nga dora nusen.

Ajo ikën dhe nga kuzhina e merr në telefon policinë, transmeton «20 Minuten». Nga kjo kohë babë e bir qëndrojnë në burg. Akuza për babanë kërkon heqje lirie pa kusht për tetë muaj dhe një gjobë prej 400 frangave. Për djalin dhe bashkëshortin e gruas u kërkua një heqje lirie pa kusht prej dhjetë muajsh dhe gjithashtu një gjobë prej 400 frangash.

Akuza për të dy është: Detyrim, kërcënim dhe lëndim trupor. Për më tepër, prokuroria kërkoi që bashkëshorti i gruas të marrë pjesë në programin «Partneritet pa dhunë»., njofton dialoplus. Aty burrat e dhunshëm mësojnë ta analizojnë sfondin e agresivitetit të tyre dhe në të ardhmen të veprojnë ndryshe. Ata gjithashtu janë të detyruar të paraqiten në biseda kontrolli në institucionin kompetent të Zyrihut për konflikte me drejtësinë.
2921DF0600000578-0-image-a-22_1433181143443