Zonja Meri: Albin Kurti është dash, idealist, tradhtar…

Albin Kurti ka ndryshuar shumë kohët e fundit, si në aspektin personal ashtu edhe në atë politik.Lidhur me këtë Gazeta Express e ka pyetur astrologen shqiptare Meri.
Nëse Lideri i Vetëvendosjes brenda pak javësh ka bërë gjithë këto ndryshime, sa mund të ndryshojë ai në muajt e ardhshëm.
“Albin Kurti është në shenjën e Dashit, ka energji, optimizëm dhe ide dhe madje në disa raste është idealist. Kjo do të thotë që në disa raste ai i tradhton idealet e veta ose i tjetërson, duke u bërë demagog. Interesi personal mbetet në qendër të tij, megjithëse në shumë raste ai i ndan të mirat me të tjerët në formë të ndihmës apo shërbimit social. Uroj t’i besoj idealeve të larta dhe të mos i tradhtojë ato me raste”, ka thënë astologia Meri.