Zonja Lumtumrie qan: Vetën e lë keq, vetëm fëmijët t’i ngopi me bukë..


Kur askush në një familje nuk është i punësuar, e aq më keq kur kryefamiljari ka edhe probleme shëndetësore, vështirë sigurohen kushte normale për jetë.

Një fat të tillë e ka familja pesëanëtarëshe Qaili nga Buteli i Shkupit, e cila jeton në një shtëpi të vjetër, ku era dhe reshjet depërtojnë në të gjitha anët. Në kushte të këtilla, nëna Lumturija thotë se është e detyruar të kërkojë ndihmën e bamirësve që sadopak tre vajzat e saja të kenë një jetë më normale.

“Vetën e lë keq vetëm fëmijët t’i ngopi me bukë. Unë së pari nuk kam asgjë, as frigorifer as fshesë, as lavatriçe për larje. Në dorë i laj rrobat, jam me fëmijë të vegjël, katastrofë. Burri nuk punon, vetëm kush ta thërret, ai kërkon punë, po rëndë, nuk mundet me mbajt, sepse ju ka prishë veshka. Ka problem me njërën veshkë. Vajza kur vjen prej shkollës me thotë oj mami shoqet po më thonë se nuk kam unë”- deklaroi Lumturie Qaili.

Skamja e kësaj familje më së shumti reflekton në sytë e vajzës gjashtëvjeçare, Suelës, e cila vijon shkollën në klasë të parë pa fletore dhe laps për të shkruar.

-A ke çante për shkolle?
“Jo nuk kam?- u përgjigj Suela Qaili.

-Po lapsa e fletore?
“Jo nuk kam?”- theksoi Suela.

-Po çka bën ti në shkollë kur shkon?
“Shkruaj me disa lapsa”- tha Suela.

-Kush ti jep ty lapsat?
“Disa shoqe”- u shpreh Suela.

Gjithsesi, në kushte të këtilla kjo familje nuk ia del të paguaj as energjinë elektrike, prandaj prej dy vitesh jetojnë në errësirë. Por, a ka dritë në fund të tunelit edhe për këtë familje? Kjo varet nga gatishmëria e atyre që kanë mundësi të ndihmojnë që tre vajzat e familjes Qaili të jenë të lumtura njësoj si fëmijët e tjerë.
Nr tel. +38972606180
z