Zogu thumbon Gjirën për ‘dissin’

“Shpeshherë më kanë përkufizuar si mendjemadhe, si dikush që nuk flet, por nuk jam ashtu. E di për çfarë bëhet fjalë kur më pyesni për atë gjë dhe më lejoni të shprehem për këtë”.

Zogu thumbon Gjirën për ‘dissin’

Superylli shqiptar, Tuna, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kritikave drejt saj prej këngëtareve tjera.

Ishte Gjira ajo që së fundmi plasoi ‘dissin’ “Mos na prish Imixhin”, që kryekëput i drejtohej Tunës për gjestet e saj kontraverse të prekjes së zogut dhe suksesit të jashtëzakonshëm nëpërmjet tij.

Në vargjet e kësaj kënge Gjira tentoi ta demaskonte Tunën dhe kjo e fundit duke se mjaft mirë e di se për çfarë bëhet fjala. Zogu është shprehur në një intervistë për Prive se ky ishte tentim për të bërë famë në krah të saj.

“Shpeshherë më kanë përkufizuar si mendjemadhe, si dikush që nuk flet, por nuk jam ashtu. E di për çfarë bëhet fjalë kur më pyesni për atë gjë dhe më lejoni të shprehem për këtë”.

“Unë nuk shëroj pacientë. Deri tani në rrugën time kam pasur shumë vështirësi, por kam qenë reale. Kam qenë gjithmonë kjo që jam sot, e drejtpërdrejt dhe korrekte në stilin tim. Ka pasur shumë që kanë tentuar të arrijnë famë në takat e mia, por jo… përkundrazi ata i mori era”, ka thënë Tuna për emisionin Prive në Klan Kosova.

Tuna shtoi pos tjerash se ka gati projekte të reja, të cilat do të publikohen në shtator dhe të cilat do të jenë të denja për të pasuar superhitin “Fenix” në bashkëpunim me Cozman.

“Fenix” një muaj pas lansimit ka arritur të gjenerojë rreth gjashtë milionë klikime.