Zmadhon gjoksin, falë donacioneve të mbledhura në internet

Protagoniste e kësaj historie është Gemini Smith, nga Newcastle.
Nga e depresionuar, në femrën që sheh t’i realizohet dëshira vetëm përmes donacioneve të ardhura thjesht prej internetit. Protagoniste e kësaj historie është Gemini Smith, nga Newcastle, e cila ka mundur të zmadhojë gjoksin, në sajë të parave të dhuruara nga një fond i hapur ekskluzivisht për të në internet dhe ku kontribuonin meshkuj që i ishin përgjigjur thirrjes së saj.

Pak kohë më parë, 23-vjeçarja kishte shprehur të gjithë mërzinë e saj për faktin se gjoksi i pa zmadhuar që kur ishte adoleshente e bënte të dukej si një “djalë 12 vjeç”.

Prandaj ëndrra e saj e madhe ishte të bënte operacion plastik, por s’kishte ku gjente 4450 sterlinat që i duheshin. Shpëtimi i erdhi kur zbuloi “website”-in amerikan “Myfreeimplant.com”, ku njerëz ‘të huaj’bënin donacione, me qëllim operacionet plastike.

Gemini vendos të regjistrohet aty dhe në pak më pak se 3 muaj arriti të mbledhë plot 4450 sterlina ose 5500 euro. Kështu ia doli mbanë të zmadhonte gjoksin. “Përherë kam pasur si ëndërr rritjen e masës së gjoksit, por duke pasur një punë që nuk më lejonte të bëja operacion plastik për shkak të pagës së vogël, kalova në depresion. Fatmirësisht, faqja e internetit m’u duk shumë gjeniale për mundësinë që më dha për atë që doja të bëja. Tani jam vërtet në qiellin e shtatë”, ka deklaruar ajo.