ZJARRI MBI NDËRTESËN NË LONDËR: MYSLIMANËT E ZGJUAR NË SYFYR U KANË SHPËTUAR JETËN SHUMË BANORËVE

Të zgjuarit për të filluar agjërimin ose siç njihet të zgjuarit në syfyr ka bërë që shumë myslimanë të kenë shpëtuar nga më e keqja, pasi një ndërtesë shumëkatëshe ishte përfshirë në orët e hershme të mëngjesit në Londër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, banorët kanë treguar se si nuk kanë dëgjuar alarmet kur zjarri përfshiu bllokun e kullave 24-katëshe në Londrën Perëndimore.

Por, siç thuhet më tej, ata u njoftuan për zjarr nga banorët e tjerë, disa prej të cilëve mund të kenë qenë myslimanë të cilët ishin të zgjuar herët në mëngjes për të thyer agjërimin e tyre dhe ishin ndër të parët që vunë re zjarrin.

Zjarri shpërtheu jo shumë kohë pas mesnatës dhe kur shumë njerëz që jetonin brenda ndërtesës ishin në gjumë.

Dhe myslimanët ishin midis njerëzve, të parët në vendngjarje pasi njerëzit u evakuuan nga Grenville Tower.

Andre Barroso, 33 vjeç, i tha The Independent: “Myslimanët luajtën një rol të madh në shpëtimin e njerëzve duke u larguar nga aty”.

“Shumica e njerëzve që unë mund të shihja ishin myslimanë. Ata gjithashtu kishin marrë me vete ushqim dhe rroba”.

Ai tha se shumë njerëz ende po kërkonin për miqtë dhe të afërmit që jetonin brenda ndërtesës.
Shumë njerëz kanë dhuruar ujë, ushqim dhe veshje në kishën e afërt të Shën Clement, ku vendasit kanë marrë strehim. Të tjerët po shpërndanin shishe me ujë për ata që prisnin jashtë.

“Të gjithë po kontribuonin në mënyrën e tyre. Ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë të bashkuar”.