Zihet për një vajzë, siciliani thërret ‘bosin’ shqiptar në ndihmë

loading...


Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane, pasi janë konfrontuar me një barist të një lokali.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi miku i shqiptarit ka filluar të ngacmojë një vajzë në një bar në Maltignao, Itali.

Nga ora 22:30, 26-vjeçari sicilian komplimetoi një vajzë që ndodhej në bar me fjalë të “rënda”. Në ato momente, baristi i kërkoi të riut të largohej, por ky i fundit e kërcënoi.

Më pas, 26-vjeçari u largua për t’u kthyer më vonë me automjetin e tij në shoqërinë e shqiptarit 24-vjeçar me iniciale H.S. A.L. qëlloi në ajër me pistoletë para hyrjes së barit dhe më pas dy të rinjtë u larguan me makinë, në ndjekje të së cilës u vu baristi me autoveturën e tij.
Dy automjetet, më tej, u përplasën. Italiani u arrestua menjëherë, ndërsa shqiptari tentoi t’ia mbathë në këmbë pasi hodhi pistoletën aty pranë, por edhe ai u vu në pranga, raportojnë mediat italiane.

Të dy janë në arrest shtëpie, në pritje të procesit gjyqësor dhe akuzohen për kërcënim me armë zjarri.
52255_1460904802-9757562

loading...

loading...