Zihen Beyonce dhe Kim Kardashian

Janë thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet që kanë pasur prej kohësh Kim dhe Beyonce. Ato kanë nisur që prej dasmës së Kim, e ndësa turneu i Beyonces së bashku me Jay-Z, ka sjellë edhe xhelozi nga ana e Kim.

Beyonce Knowles së bashku me burrin e saj, reperin Jay-Z, janë duke e mbajtur turneun e tyre historik “On The Run”, i cili si duket nuk u prit mirë nga çifti rival. Vendosja e maskave në fytyrën e tyre për të promovuar turneun, ka bërë që e famshmja Kim Kardashian të reagojë për këtë gjë.

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet reperi Kanye West i mbuluar me maskë në fytyrë, me mbishkrimin ‘Vitin e kaluar. Ikona e stilit’.