Zidane: Nëse eliminohemi nga Wolfsburg do të jap….

loading...


Zinedine Zidane ka pranuar se në rast të eliminimit nga Wolfsburg në Ligën e Kampionëve ai do të japë llogari si trajner i Real Madridit.
Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se eliminimi nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë me shkarkim nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Wolfsburg i mposhti me rezultat 2:0 në duelin e tyre të parë në çerekfinale para ndeshjes së kthimit të martën në Santiago Bernabeu.
“Nëse eliminohemi të martën është pjesë e futbollit. Do të jap llogari dhe do të vendosim në fund të sezonit”, u shpreh Zidane në konferencë për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.
“Kjo do të jetë ndeshja jonë më e madhe deri më tani gjatë këtij sezoni”, theksoi ai.
ZID

loading...

loading...