Zidane: Lutem për Gerrardin

Edhe Zinedine Zidane ka përkrahur moralisht Stiven Gerrardin në aspiratën për të fituar Premierligën Angleze këtë edicion me Liverpoolin. Zidane ka thënë fjalë të mëdha për kapitenin e Anglisë.

“Do të ishte mëkat i madh që Gerrard mos të fitoi këtë edicion Premierligën me Liverpoolin. Ai ka bërë gjithçka me këtë skuadër dhe këtë vit kanë qenë më të mirë, andaj shpresoj së do të triumfojnë. Nuk do të ishte një sekret i madh të them se Real Madridi, Chelsea e skuadra të tjera të mëdha e kanë kërkuar me ngulm. Besnikëria e tij ndaj klubit duhet të kurërozhet këtë edicion me titull.

Ishte një moment në të cilin Steven Gerrard ishte mesfushori më i mirë në botë. Është e pazakontë t’i marrësh mesfushorët e kompletuar që mund të bëjnë çfarëdo, por kjo ishte ajo se çfarë kishte ai. Këmbët e tija nuk janë të njejtat me ato që ishin para 5 ose 6 vitesh, por prezenca e tij dhe lidershipi kanë një vlerë të paçmuar për Liverpool” ka thënë Zidane.