Zhvillime të mëtejshme nga ngjarja makabër në Lushnje. Përmendet nëna e 8 fëmijëve

loading...

loading...

Një ngjarje horror ka ndodhur para pak minutash ku një burrë sipas policisë ka tentuar tenton të mbysë bashkëshorten me litar.

Feçor Biçaku, 56 vjeç, banues në Lushnje sipas informacioneve ka tërhequr zvarrë me litar bashkëshoren e tij , shtetasen F.B, 52 vjeçe e cila është gjetur shtrirë pa ndjenja nga e kunata.

Sherri ka nisur nga një konflikt i vazhdueshëm mes bashkëshortëve dhe sipas fjalëve të para të autorit, që aktualisht është në gjendje aspak të mirë psikologjike, ai kishte dalë me shokët por me t’u kthyer në shtëpi, e shoqja kishte nisur t’i kërkonte llogari përmes pyetjeve të vazhdueshme: “ku ishe, me kë ishe, pse harxhon lekët?”

Ky konflikt ka degjenruar më pas akte të dhunshme nga ana e 56 vjeçarit i cili ka marrë litarin dhe e ka tërhequr zvarrë, raporton newsbomb.al.

Sipas informacioneve të newsbomb.al çifti nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe ishin prindër të 8 fëmijëve, 5 prej të cilëve jetojnë në Shqipëri e të tjerë punojnë si emigrantë jashtë shtetit.

Nga spitali i Traumës mësohet se gruaja e cila shkoi në gjendje të rëndë për jetën, ka nisur të përmendet dhe do japë dëshminë e saj në polici.
Mbi autorin e ngjarjes rëndon vepra penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë.

loading...