Zhveshi lakuriq dhe hodhi gruan nga dritarja, si shpëtoi Ferdinandi nga burgu i përjetshëm?

Ferdinand Ruko është dënuar me 35 vite burg, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liljana Ruko.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar të Rukos, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm. Ka qenë avokati mbrojtës i 53-vjeçarit ai që ka paraqitur disa muaj më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kërkesën për gjykim të shkurtuar të klientit të tij.

Kërkesa e palës mbrojtëse është pranuar, ndërsa dy muaj më parë Ferdinandi ka thënë para gjykatësve se dyshonte që bashkëshortja e tradhtonte, ndaj e zhveshi atë dhe pasi e rrahu, e hodhi lakuriq nga dritarja e banjës.

Ai është shprehur dy muaj më parë se:

Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”.

Nga ana tjetër, familjarët e të ndjerës Liljana Ruko, kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

Vëllai i viktimës tha:

Ky është një vendim i turpshëm, duhet të dënohej me burg përjetë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor të vitit 2016, në lagjen “Kryengritja” në Fier. Si pasojë e debatit dhe dyshimeve që Ferdinandi kishte ndaj të shoqes, e zhveshi, e rrahu dhe më pas e hodhi nga dritarja e tualetit, ku për pasojë, Liljana gjeti vdekjen e menjëhershme.