“Zhitia Turist”: Nuk ishte faji i shoferit, e thanë edhe serbët

Pronari i Kompanisë turistike, “Zhitia Turist”, Afrim Zhitia që u aksidentua të shtunën në Serbi, e që la disa persona të lënduar 33 persona, thotë se nuk ka qenë faji i shoferit.

“Nuk ka qenë faji i shoferit në aksidentin që ka ndodh në Serbi, por ka qenë faji i rrugës së dëmtuar që ka bërë që një mbajtës i rrotës së majtë të këputet. Këtë e kanë vërtetuar edhe ekspertët e komunikacionit në Serbi që sipas tyre autobusi ka qenë duke lëvizur pre 81 km/h, ndërsa kufizimi ishte 80 km/h.”, tha pronari i kompanisë në fjalë, për Klan Kosova.

Ndërsa, personat që pësuan në këtë fatkeqësi, do ta kenë kompensimin.