Zhdukni poret e mëdha të fytyrës me vetëm këto 2 përbërës

loading...

loading...

Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme serioze me lëkurën e fytyrës dhe një prej tyre janë edhe poret e mëdha. Ka shumë kremra dhe produkte kozmetike që synojnë t’i zvogëlojnë, por jo gjithmonë ndodh që të funksionojnë.

Kështu që mos harxhoni më para për produkte të shtrenjta kozmetike dhe zëvendësojini ato me metoda të tjera më të lira dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këtu e kemi fjalën që të përgatisni kura natyrale për çdo lloj problemi të mundshwm. Ne do t’ju tregojmë 2 receta të thjeshta dhe praktike që do t’i zhdukin menjëherë poret e mëdha nga fytyra juaj.

Sodë buke dhe ujë;

Miksoni 2 lugë gjelle me sodë buke dhe pak ujë. Vendoseni përzierjen në fytyrën tuaj dhe lajeni pas 15 minutash me ujë të ftohtë.
Lëng limoni dhe e verdha e vezës;

Kjo është një maskë me lëng limoni dhe të verdhë veze. Përzieni këtë të fundit me disa pika lëng limoni dhe aplikojeni në fytyrën tuaj.

Lëreni të qëndrojë për disa minuta derisa të ngrijë. Më pas hiqeni dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

loading...