Zhduket 19-vjeçarja nga fshati, denoncimin e bën njerka 31-vjeçare

Një vajzë është zhdukur nga banesa e saj në fshatin Buçimas të Pogradecit. Ka qenë njerka e saj 31-vjeçare që ka bërë denoncimin në polici pasi ka kërkuar në të gjithë fshatin por edhe në zonën përreth.
Por, ajo që bie në sy nga ky denoncim është dhe mosha e re e njerkës, e cila supozohet të jetë si një nënë për 19-vjeçaren edhe pse ndryshe më mirë një shoqe.

Ndërkohë, burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë është larguar nga banesa e saj 19-vjeçarja me inicialet A. Ç.

Njerka e saj 31-vjeçarja me inicialet K. Ç. ka deklaruar se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e 19-vjeçares me inicialet A.Ç. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.