Zhduket 13-vjeçari, i la letër të ëmës: Po luaj Balenën Blu, jam në nivelin e fundit

loading...

loading...

Një djalë 13-vjeçar nga Tirana është zhdukur, pasi luante lojën “Balena Blu”. J.N i kishte lënë një letër nënës së tij përpara se të largohej, ku i thoshte se ishte në nivelin e fundit të “Balena Blu”, i cili parashikon hedhjen nga një pallat i lartë, pra vetëvrasjen.

E alarmuar, mamaja e tij ka njoftuar policinë, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit. Gjithçka ka ndodhur gjatë së shtunës, kur djaloshi 13-vjeç është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Nëna e tij M.N., 46-vjeçe, banuese në Tiranë është paraqitur në polici, ku ka treguar edhe letrën e të birit.

Pas kërkimeve, policia arriti të gjente djalin me disa shokë të tij. Ai është pyetur nga policia për lojën vdekjeprurëse, por ka sqaruar se në të vërtetë nuk e luante atë lojë, por donte të frikësonte nënën e tij.

loading...