Zhduken dy peshkatarë në Vlorë

peshkatar

Dy peshkatarë janë zhdukur mëngjesin e së premtes në afërsi të ishullit të Zvërnecit, në Vlorë.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se dy peshkatarët i ka rrëmbyer rryma detare, e forcuar nga moti i keq me shi dhe erë, transmeton TCH .

Autoritetet lokale njoftojnë se policia kufitare është vënë në kërkim të dy peshkatarëve.