Zhduken dosjet e Ardian Prrenjasit në Elbasan

loading...

pedofili_0_1

loading...

Zhdukja pa gjurmë e Julian Çelës, fëmijës 11 vjeç të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, ka çorientuar grupin e hetimit. Monstra e Prrenjasit, që mban edhe mbiemrin e qytezës, luan lojë prej një jave me Policinë, Prokurorinë dhe Shërbimet Sekrete, ndërsa grupi i hetimit vijon të jetë peng i dëshmive të tij kontradiktore që i jep ditë pas dite.

Kthim te dosjet e pedofilit

Grupi i hetimit mësohet se po kërkon nëpër prokuroritë e rretheve të përcjellin materiale në lidhje me denoncimet që janë bërë për maniakun seksual që për objekt kishte abuzimin me djem të mitur. Ndonëse pjesa më e madhe e aktivitetit të tij kriminal është zhvilluar në zonën e Elbasanit, mësohet se ndaj tij nuk ekziston asnjë lloj dokumenti që vërteton ngritje e ndonjë akuze në lidhje me abuzime me të mitur. Gjithashtu grupi hetimor ka kërkuar të sekuestrojë dosjen penale në ngarkim të tij që u gjykua në Gjykatën e Tiranës dhe u hetua nga prokuroria e këtij rrethi pesë vite më parë. Referuar burimeve policore, bëhet me dije se gjithçka që i përket rastit të fundit të gjykuar dhe të dënuar vetëm me 600 mijë lekë gjobë (të vjetra) i mbetet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojnë hetimin dhe gjykimin, ndërsa ende mbetet mister fakti që monstra i liruar aso kohe nuk u skedua për asnjë moment të vetëm si person me rrezikshmëri personale. Pavarësisht faktit se në vendimin e Gjykatës së Tiranës është i përcaktuar pikërisht ky element që i pandehuri nuk përbën rrezikshmëri për shoqërinë./LajmeOnline/

loading...