Zgjohet pas 7 viteve në koma pasi i japin një pilulë gjumi

Një person nga Afrika e Jugut është zgjuar pas shtatë viteve në koma pasi iu dha një pilulë gjumi.Aywanda Nqinana nga Johanesburgu, pësoi dëmtime të rënda në tru pas një aksidenti rrugor në vitin 2005.Doktorët e tij thanë se babai i një fëmije nuk do e marrë kurrë veten.Por gruaja e tij Nomfundo kishte lexuar një artikull gazete ku flitej për një pacient në koma, që ishte zgjuar pasi i kishin dhënë pilulën e gjumit Stilnox.Ajo insistoi që të shoqit t’i jepet kjo pilulë dhe pesë ditë më vonë ai u zgjua dhe mund të flasë. Ai madje njeh të afërmit, përfshi djalin e tij Ayavuya dhe mund të rikujtojë bisedat e bëra përpara përplasjes.Gruaja e tij tha se dita kur i shoqi u zgjua nga koma është dita më e lumtur në jetën e saj.Megjithatë mjekët thonë se ata sërish nuk janë të bindur se ka qenë pikërisht efekti i kësaj pilule që bëri që ai të zgjohet në koma.Para dy vitesh u raportua se një person nga Australia u zgjua nga koma pasi mori këtë pilulë./alpenews