Zgjohet nga koma pas 8 muajsh, ajo që ndodh më pas do ju habisë (FOTO)

1-301-615x330

Një vajzë e re u zgjua nga koma pas tetë muajsh, por për habinë e të gjithëve ajo zbuloi se personi që e kishte çuar në këtë gjendje ishte i dashuri i saj, që ishte vlerësuar si hero pasi kishte shpenzuar rreth 30 mijë euro për kurimin e saj.
Lin Yingying, 22 vjeç, ra në koma për shkak të një plage të rëndë në kokë.
Por kinezja i habiti mediat, kur zbuloi se kush ishte personi që e kishte dhunuar.
I dashuri 25-vjeçar, Liu Fenghe e kishte goditur me shkopin që hapen petët.
Babai i vajzës ka bërë një padi në polici.
Ndërkohë 25-vjeçari kishte fituar simpatinë e medias, kur ishte shprehur se do i qëndronte pranë krevatit të dashurës përjetësisht.
Ai mori borxh mijëra euro për kurimin e saj.
Por kur ajo u zgjua nga koma zbuloi se ai e kishte dhunuar disa herë, deri në ditën e ngjarjes së rëndë.

PAY-Liu-Henghe-right-with-girlfriend-Lin-Yingying

PAY-Liu-Yingying-after-waking-from-her-coma