“Zgjidh, ose mua, ose macet”. Dhe ajo zgjodhi… macet (FOTO)

loading...

Britanikja Marlene Howes, 67 vjeç, për thuajse 50 vite ka rritur mace dhe është kujdesur për to. Ajo është bërë e famshme në botë për macet e saj, që kanë fituar disa çmime.

Por gjithçka e ka një çmim. Pensionistja shpenzon 700 sterlina në muaj për 40 macet e saj.

“Gjithçka e bëj, e bëj për macet. Ato marrin ushqimin më të mirë dhe flenë në krevatet më të mirë”.

“E pranoj, jam një skllave e maceve- do bëja gjithçka për to”.

Rritja e maceve është traditë familjare. Në vitin 2004, kur asaj i vdiq mamaja, që kujdesej shumë për macet, ajo i trashëgoi 40 mace.

“Unë dhe mamaja ime kemi shkuar në mbarë botën për të treguar macet tona”.

Ajo ka fituar qindra çmime në Britani dhe në botë.

Por fiksimi i saj pas maceve bëri që të prishet edhe martesa e saj.

“Shkova deri në atë pikë sa im shoq më tha: o unë, o macet. Dhe unë zgjodha macet.

Ai mendonte se unë shpenzoja shumë para për to.

Kur erdhi momenti për të zgjedhur, ishte e vështirë, por macet janë jeta ime”.

Ajo madje nuk lëviz pa macet, pasi mendon se nuk do kujdesen për to siç e meritojnë.

1

loading...

2

3

4

5

6

7

loading...