Zgjedhjet në Maqedoni: Kryeson VMRO, BDI e dyta

loading...

loading...
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me rezultate minutë pas minute. Kryesojnë VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët.
Sipas numërimit të deritanishëm të 20 për qind të votave, në epërsi është VMRO-DPMNE me 40,3 për qind, BDI 21 për qind, LSDM 18,8 për qind dhe PDSH me 9,7 për qind si dhe RDK me 1,9 për qind.
KSHZ minutë pas minute po publikon rezultatet zyrtare nga terreni për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale.

LSDM nuk njeh zgjedhjet VMRO-DPMNE vlerëson ato
Por menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, partia më e madhe opozitare LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) bëri të ditur se nuk njeh rezultatet zgjedhore, për shkak të manipulimeve dhe mashtrimeve dhe parregullsive.

“LSDM dhe opozita e bashkuar nuk njeh procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Pushteti i Gruevskit tregoi se nuk ka vullnet elementar për të realizuar zgjedhje demokratike. Pushteti edhe njëherë në mënyrë të ashpër uzurpoi të drejtën demokratik të qytetarëve, duke ushtruar kontroll të plotë të votuesve. Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE ka keqpërdorur tërë sistemin shtetëror për interesa partiake”, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili kërkoi zgjedhje të reja që do të organizohen nga një Qeveri teknike.

VMRO-DPMNE menjëherë pasi që opozita maqedonase ka dalur me qëndrimin për të mos njohur zgjedhjet, ka vlerësuar se këto zgjedhje sot ishin më demokratike dhe më të qeta dhe se me këtë kanë fituar qytetarët.

“Në këto zgjedhje fituan qytetarët. Kanë zgjedhur presidentin e shtetit dhe deputetë legjitim dhe se u tregua vetëdije e lartë demokratike dhe pjekuri. Maqedonia tregoi se është vend evropian dhe ka standarde zgjedhore, ndërsa qytetarët treguan se janë evropian”, deklaroi anëtari i kryesisë së VMRO-DPMNE, Antonio Miloshoski.

Ai tha se gjatë periudhës së ardhshme opozita me në krye liderin e saj kanë tentuar në shumë mënyra për të bërë presione ndaj qytetarëve dhe të manipulojnë opinionin përmes mediave të kontrolluara nga opozita.

loading...