Zgjedhje, me hatër ose me zor

loading...

loading...
Java e ardhshme pritet të tregojë nëse është e treta e vërteta për opozitën në përpjekjet e saj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Dy iniciativat e para, njëra e ngritur në vitin 2011 nga Vetëvendosje dhe tjetra këtë vit nga AAK-ja, kanë dështuar.
Madje kjo e fundit ka bërë edhe peticion me qytetarë, mirëpo ky dokument ka mbetur vetëm në letër. Në të dyja rastet këto parti opozitare për synim kanë pasur rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit.
Përpjekja e tretë tash është e iniciuar nga LDK-ja, por për dallim nga dy të parat, kësaj partie nuk po i intereson rrëzimi i Qeverisë, por shkuarja në zgjedhje duke shpërbërë Kuvendin e Kosovës. Për këtë qëllim Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur mocionin dhe të njëjtin pritet t’ia dorëzojë deputetëve për nënshkrim.. /Tribuna/

loading...