Zeta-Jones: Respekti, çelësi i martesës së suksesshme

foto (1)

Catherine Zeta-Jones beson se ‘respekti, hapësira dhe sensi i humorit’ janë sekretet e një martese të gjatë dhe stabile, siç edhe e ka me bashkëshortin Michael Douglas.

Edhe pas13 viteve martesë, Catherine dhe Michael vazhdojnë ta shijojnë në maksimum lidhjen e tyre, ani pse dyshja e famshme kanë më shumë se 25 vjet dallim në moshë.

E pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së martesës, Zeta-Jones u përgjigj duke thënë, “respekti, hapësira dhe sensi i humorit. Ne kalojmë shumë kohë së bashku, por edhe jemi të kujdesshëm sepse i japim njëri-tjetrit hapësirë sa herë që kemi nevojë”.