Zënkë në Shatërvan, plagoset një person

Rreth orës 22:10 min, në afërsi të sheshit Shatërvan në Prizren, saktësisht tek ura e Arastës, ka ndodhur një zënkë në mes të dy personave e cila ka kulmuar me shkrehje të armës që për pasojë njëri ka përfunduar me plumb në gjurin e këmbës.

Pas pranimit të informacionit, policia e Prizrenit dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer të gjitha procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, është përpiluar raporti hetimor i cili do t’i kalojë prokurorisë për procedim penal,transmeton indeks.

I plagosuri është shtuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari, pas kryerjes së aktit ka ikur në drejtim të panjohur./LajmeOnline/