Zënka e radhës midis Joanës dhe Ilirit çon në ofendime të rënda(video)

loading...

ZENK

loading...
Iliri dhe Arsimi ndodhen në kuzhinë duke ngrënë mëngjes. Aty vjen Joana e cila i kërkon Ilirit që t’i përgatisë edhe asaj mëngjesin. “Do më bësh edhe mua pak bukë?” e pyet Joana Ilirin dhe ai i përgjigjet se po e bën këtë sot, por nuk do që të përsëritet më. “S’dua të më ngacmosh kur ha se mëngjesin e kam të shenjet” i thotë Iliri Joanës, ndërkohë që ia ka bërë gati bukën.

Video streaming by Ustream

Joana fillon të hajë, pa u ulur dhe ndërkohë i merr djathë nga pjata Ilirit. Atij nuk i pëlqen gjesti i saj dhe i kërkon që të largohet “ik andej se jam duke ngrënë, mos u fut te pjata ime” i thotë Iliri Joanës. Ajo ia kthen se ai nuk ka arsye për t’u mërzitur për një copë djathë sepse ai mund të marrë sa të dojë dhe pa përfunduar fjalinë merr djathë edhe te pjata e Arsimit.
Iliri acarohet më shumë dhe i thotë “kur ka djathë, pse nuk e merr atje ti, po futesh në pjatën time”. Joana ia kthen “kam qejf e do marr prapë”. Përgjigjet e saj nervozojnë më tej Ilirin i cili duke ngritur zërin i kërkon që të largohet, por Joana i thotë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë sepse ajo do edhe që të tjerët të shkelin rregullat. Në këtë moment të dy fillojnë të ofendohen me fjalë të rënda e gjeste dhe debati i tyre kthehet në një zënkë.

Më pas të dy komentojnë sjelljen e njëri-tjetrit, ku Iliri thotë se nuk do që ta ngacmojnë kur ha bukë, ndërsa Joana transformon debatin duke thënë se Iliri e ofendoi sepse i kërkoi pak bukë

loading...