Zemra e qyteterimit europian e permbytur 6 500 vjet para Krishtit

loading...

Image 1355391567-britania_maddhe.jpg

loading...
Mund të quhet fare mirë Atlantisi britanik. Një botë e fshehur nën ujë e gëlltitur nga Deti i Veriut është zbuluar kohët e fundit nga zhytësit që punojnë me ekipet shkencore të Universitetit St Andreës në Britaninë e Madhe. Vendi që dikur ka qenë i banuar i quajtur Doggerland një zonë e madhe e përbërë nga toka e thatë që shtrihej nga Skocia e deri në Danimarkë është përmbytur nga uji në mënyrë graduale duke nisur që nga 18 mijë vjet para erës sonë e deri në 5.500 vjet para erës sonë.Zhytësit kanë zbuluar mbeturinat e një ‘bote të mbytur’ me një popullsi prej dhjetëra-mijëra njerëzish që mund të ketë qenë dikur “zemra e vërtetë” e Evropës. Një ekip klimatologësh arkeologësh dhe gjeofizikanësh kanë rikrijuar hartën ku shtrihej zona dikur e banuar duke përdorur të dhëna të reja të mbledhura nga disa zhytës të kompanive të naftës. Në bazë të këtyre ata janë në gjendje të përcaktojnë shtrirjen e plotë të një ‘toke të humbur’ dikur të populluar edhe nga mamutët transmeton Zhurnal.Studiuesit thonë se popullsia e këtyre vendeve të mbytura mund të ketë qenë me dhjetëra mijëra dhe ata jetonin në një zonë shumë të gjerë që shtrihej nga Skocia Veriore e deri në Danimarkë.Zona pretendohet që dikur ka qenë “zemra e vërtetë” e Evropës dhe u mbyt si rezultat i goditjes nga një ‘cunami shkatërrues’. Sipas tyre sipërfaqja e mbytur në Detin e Veriut është shumë më e madhe se disa shtete moderne të Evropës së sotme.

loading...