Zeka: Ja dëshmia e takimit të Rexhep Selimit (10-shit) me Fadil Suleviqin gjatë kohës së luftës?


Burime brenda parrotlla si dhe qindra dosje të cilat i disponon redaksia jonë, administrata e UNMIK ut si dhe ajo e EULEX -it, kanë heshtur për dy fenomene tejet serioze në Kosovë: E para kanë heshtur rreth vrasjeve, të cilat kanë ndodhur gjatë luftës, por sidomos pas luftës, si dhe rreth aferave korruptive.

Në rastin e parë, shumë prokurorë ndërkombëtarë në krye me Salustron përpos që kanë qenë të përfshirë në afera shumë të rënda korruptive, ata janë të zhytur edhe në krim të organizuar, si dhe në mbulimin e vrasjeve e mos të flasim për korrupsion.

Ne po e botojmë këtë dëshmi të dhënë në EULEX, për ta parë drejtuesit e EULEX -it, sidomos ata në Bruksel, por edhe qytetarët e Kosovës, se ata të cilët kanë ardhur në Kosovë, për të vënë rend dhe ligj, fatkeqësisht kanë qenë kundër rendit dhe ligjit. Jo të gjithë, por një pjesë e madhe prej tyre.

DËSHMIA

“Unë dëshiroj të jap një deklaratë vullnetare nga ana ime, lidhur me rastin e doktor HAFIR SHALËS.Në prill 1997 kam qenë pjestar i UÇK-së në regjionin e Drenicës. Tani punoj në MPMS(MLSË) si drejtor Gjeneral. E kam njohur Dr. HAFIR SHALËN, sepse kemi punuar në KËSHILLIN PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË KOSOVË prej viteve 1991. Me 10 prill në mbrëmje kam dëgjuar se doktor HAFIR SHALA është kidnapuar në afërsi të udhëkryqit të areoportit në mes të orës 8 dhe 9 të mëngjesit nga organet e shërbimit të regjimit të Millosheviqit. Këtë e kam dëgjuar nga disa shokë, dhe nuk e mbaj mend ekzakt se nga kush. Në mbrëmje është konfirmuar edhe nga Këshilli për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut me anë të telefonit.

Gjatë marrjes së Doktor HAFIR SHALËS , më vonë kam dëgjuar se është keqtrajtuar dhe rrahur, ku si pasojë edhe ka vdekur. Gjatë kidnapimit, prezent ka qenë edhe SHABAN NEZIRI . Për arsye të rrethanave gjatë asaj kohe nuk kam mundur ta takoj menjëherë SHABAN NEZIRIN, por e kam takuar pas 5-6 muajve në shtëpinë e tij. Kam shkuar një natë tek SHABANI, rreth orës 23:15 dhe e kam pyetur për Doktor HAFIR SHALËN. Ai më është përgjigjur se është marrë nga organet e shërbimit ku është rrahur.

Pasi është liruar ka dëgjuar klithmat e tij si pasojë e rrahjes në stacionin nr.1 në Prishtinë. -FADIL SYLEVIQIN e kam njohur gjatë procesit gjyqësor kundër NAIT HASANIT , në vitin 1997. Me sa më kujtohet në fund të vitit 1997 gjatë një pike të kontrollit në fshatin TËRSTENIK, është ndalur një veturë ku brenda ishte edhe FADIL SYLEVIQI i cili është konsideruar si njeri është i dyshimtë sepse ka punuar në sigurimin e shtetit. Pasi është ndaluar, ai është dërguar në shtëpinë e DAUT HALILAJ në TËRDEVC . Me rastin e shkuarjes sime në TËRDEVC rreth orës 23:00, e kam pyetur njërin nga ushtarët e UÇK-së se çfarë kishte ndodhur dhe më janë përgjigjur se kanë ndaluar një njeri të dyshimtë. Unë kam hyrë në dhomën ku ishte FADIL SYLEVIQI, i cili gjithashtu më pa mirë dhe me njohu, sepse e dinte që e e njoh personalisht dhe e di historinë e tij. I jam drejtuar duke i zgjatur dorën dhe i kam thënë se vendi ynë është ne qosh të dhomës .

Pyetjen e parë që ia kam bërë është se kush të ka sjellë në DRENICË dhe me çfarë detyre ke ardhur?! Më është përgjigjur se kam ardh ta ndihmoj UÇK-në dhe kam ardh ta takoj një njeri të madh. E kam pyetur se kush është ai person i madh, e kam hjekur kapelën dhe i…. Më është përgjigjur po të njohë. Në të njëjtën kohë e kam pyetur se kush e ka kidnapuar doktor HAFIR SHALËN, por ai ka hezituar të më përgjijget. Atëherë e kam vënë dorën në revolen që kisha në brez dhe i kam thënën se, për herë të parë dhe të fundit do të marr një vendim: deshta ekzekutimin. Atëherë më është përgjijgj në pyetjen e dytë: HAFIR SHALA është marrë në afërsi të Sllatinës. Është dërguar në organet e sigurmit. Kam shkuar dy herë gjatë marrjes në pyetje. E kanë rrahur dhe keqtrajtuar. I ka cekur dy emra por tani nuk me kujtohen emrat e tyre. Në fund e kam pyetur se a është gjallë apo e keni mbytë? Më është përgjijgj se nuk është gjallë dhe se e ka mbytë dikush tjetër.

Rreth pyetjes së parë të cilën ia kam bërë, përgjijga e tij ishte se kam ardh të DHJETSHI. I jam përgjigj se këtu kemi mjaftë DHJETSHA, por ai ma ktheu se ka ardh tek REXHEP SELIMI. E kam konfirmuar nëpërmes RADIO LIDHJES dhe jam larguar nga shtëpia e me pas kam shkuar në LIKOC. Nuk e di se çfarë ka ndodhë më vonë më të. Nuk kam çka të shtoj më shumë”.
z