Zdravko Çoliç: Shqiptarët janë shumë njerëz të mirë

0

Vizita e këngëtarit të njohur serb Zdravko Coliç në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ka pasur jehonë të madhe në mediat në Serbi dhe Shqipëri, por jo aq shumë në mediat kosovare.

Prezantimi i këngëtarit serb në koncert në Tiranë nuk është mirëpritur nga mediat kosovare, sepse si Zdravko Coliç, ashtu edhe Goran Bregoviç, që vizitua Tiranën, njihen si antishqiptarë, sepse në shumë tekste e deklarata të tyre, ata fyejnë shqiptarët e Kosovës, me fjalët “siptari” dhe “Kosovo je Serbija (Kosova është Serbi), shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Mediat serbe shkruajnë se, ashtu sikurse Bregoviç, dhe serbi i fundit, Coliç, u prit si mbret në Tiranë. “Shqiptarët e pritën Coliçin si mbret” (“Albanci doèekali Èolu kao kralja!”). Ky është titulli i njërës nga gazetat serbe, e cila bën fjalë për vizitën e këngëtarit serb në kryeqytetin e shqiptarëve. Sipas shtypit beogradas, këngëtari serb Coliç ishte adhuruar aq shumë në Shqipëri, sa as vetë nuk e kishte imagjinuar dot.

Në një intervistë dhënë të përditshmes beogradase “Veçernje Novosti”, ai thotë se u prit si një mbret në Tiranë dhe se kishte aq shumë adhurues në Shqipëri, sa që nuk e priste një gjë të tillë.

“Kisha shumë fansa në Tiranë, sa që nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 10:15 janë mbledhur mijëra femra për t’u fotografuar me mua dhe për autografe. Prandaj planifikoj një koncert në Tiranë, por akoma nuk e kam përcaktuar se ku do të mbahet. Por, gjithashtu jam duke planifikuar edhe një koncert në Shkodër”, tha Çoliç për gazetën.

Gazeta shkruan se, “Çoliç është këngëtari më popullor serb i të gjitha kohërave, përveç paraqitjes në televizionet shqiptare, kënaqësi ishte edhe takimi me Pandi Laçon, Salvador Kaçajn dhe me ish- presidentin Bamir Topi!!!”.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu në Tiranë. Isha i ftuar nga autoritetet shqiptare dhe unë këtë nuk mund ta refuzoja, t’ua prishja qejfin. Jam tejet i kënaqur për ketë pritje madhështore. Jam i kënaqur sidomos për këto lëvizje të reja mes Beogradit dhe Tiranës dhe ne tani me kënaqësi e presim në Beograd kryeministrin tuaj, Edi Ramën. Shqiptarët janë shumë njerëz të mirë, kam shokë e shoqe të mira”, ka deklaruar këngëtari serb Zdravko Coliç në kafen, i cili e mban emrin e tij në qendër të Shqipërisë në Tiranë./