Zbuluan veze “jashtetokesoresh” ne shkretetiren e Arizones! (video)

Foto1

Gerardine Vargas kishte dalë shëtitje në shkretëtirë, ku papritur pa para saj me mijëra sfera ngjyrë vjollcë!
Sferat janë të tejdukshme dhe përmbajtja e tyre është e lëngshme. E befasuar Gerardine njoftoi një kanal televiziv lokal, pasi ajo vetë nuk mund të shpjegonte se çfarë ishin në realitet këto sfera dhe me ndihmën e televizionit ndoshta mund të mësohej diçka më shumë.
“Po shkrepnin fotografi të ndryshme bashkë me tim shoq, kur papritur pamë këtë dyzinë me mijëra sfera ngjyrë vjollcë që na befasuan. Nuk kemio parë kurrë të ngjashme”, deklaroi ajo për kanalin televiziv.
Fenomeni i çuditshëm menjëherë u bë i famshëm gjithandej, pasi qarkulloj në mediat elektronike dhe u pagëzua si “vezët e jashtëtokësorëve”.
Sipas kanalit televiziv, i cili kërkoi shpjegimin e specialistëve, sferat ngjyrë vjollcë, sferat mund të jenë mykë kërpudhash, vesë apo disa substanca artificiale që mbajnë lagështi në bimë.