Zbuloni nëse telefoni juaj përgjohet (Video)


Nuk është sekret se shërbimet e sigurimeve në të gjitha shtetet kryejnë përgjime ilegale nëpërmjet telefonit. Megjithatë, është shumë lehtë të zbuloni nëse telefoni juaj është në listën e përgjimeve.
Po ju sjellim pesë shenjat se telefoni juaj është duke u përgjuar
Telefonat mobil janë një mënyrë për përgjim. Ekzistojnë disa mundësi se si mund të përgjohet ilegalisht telefoni juaj, raporton lajmi.net
Disa pajisje të jashtme identike me USB të cilat mund të shkarkojnë të gjitha të dhënat e kartelës tuaj SIM. Kartela juaj duhet të jetë fizikisht brenda pajisjes. Në këtë mënyrë mund të lexohen të gjitha SMS mesazhet të cilat janë të dërguara nga kartela, por edhe bisedat e regjistruara.
Në këtë pajisje futet numri i telefonit që po përgjohet. Kjo pajisje incizon të gjitha bisedat dhe kopjet e tyre i dërgon në një lokacion, më së shpeshti në bazën e të dhënave të kompanisë që menaxhon atë pajisje.
Kujdes ku i lini telefonat sepse dikush mund të instalojë në telefonin tuaj programin FlexiSpy ose RecordiaPro. Këto dy programe mundësojnë përgjimin dhe dëgjimin e bisedave tuaja në kohë reale. Kështu, këto programe përmbajnë edhe GPS lokatorin, të cilët në kohë reale tregojnë lokacionin tuaj.
Kompanitë që po merren me përgjimin në internet kanë nevojë vetëm për numrin tuaj të telefonit të cilin më pas ata e fusin në program dhe ashtu e zbulojnë vendndodhjen tuaj.
Pesë shenjat se telefoni juaj po përgjohet.
Nëse bateria juaj shpenzohet shpejtë
Një shenjë klasike se dikush po përgjon telefonin tuaj është i lidhur edhe me jetën e baterisë së telefonit tuaj. Bateria në telefonat tuaj mobil shpenzohet shpejtë sepse programet për përgjimin po e shpenzojnë atë edhe nëse ju nuk e shfrytëzoni telefonin.
Telefoni juaj ndalet ngadalë
Nëse nuk mund ta fikni telefonin tuaj në mënyrë normale apo ju nevojitet më shumë kohë se sa normalisht, ka gjasa që dikush po përgjon telefonin tuaj. Shkaku është se i duhet më shumë kohë në mënyrë që të fiken të gjitha programet të hapura në telefonin tuaj. Ndoshta edhe mund të ketë defekt të telefonin, por kini kujdes nëse telefoni juaj po vepron çuditshëm.
Zëra të çuditshëm në prapavijë
Zhurmë gjatë bisedës apo ndonjë zë i çuditshëm tregojnë se ka mundësi se telefoni juaj po përgjohet. Shumica nuk mendojnë në atë mundësi sepse mendojnë se ka problem në lidhje apo rrjetin e operatorit, raporton lajmi.net
Megjithatë, teknologjia e sotme e komunikimit me telefona ka përparuar shumë në mënyrë që të ulet pengesa në komunikim.
Shtrembërimi i zërit
Edhe një tjetër shenjë e shpeshtë se dikush po përgjon telefonit tuaj është shtrembërimi i zërit. Derisa dëgjoni zëra “robotik” të personit me të cilin flisni, ka shumë mundësi që të jeni të përgjuar, apo dikush të jetë duke regjistruar bisedën tuaj.
Derisa nuk e përdorni telefonin tuaj
Kushtojini kujdes telefonit tuaj nëse vepron çuditshëm sepse mund të keni mundësinë e programit të instaluar për përgjim në telefonin tuaj. Është shumë lehtë që ky program të instalohet në telefonin e dikujt nëpërmjet e-mailit apo transferimit të të dhënave nëpërmjet “Bluetooth-it”. As telefonat fiks nuk përjashtohen nga përgjimet, andaj kini kujdes zërat e prapavijës gjatë bisedave tuaja.
7