Zbulon në Facebook martesën e të shoqit

facebook-300x225

Facebook duket se po u hap probleme shumë njerëzve. Një grua nga Britania e Madhe është shokuar kur, teksa ishte duke bërë ‘xhiro’ nëpër Facebook, zbulon e se bashkëshorti i saj 52-vjeçar, me të cilin ndante jetën prej 25 vjetësh, kishte një grua tjetër, dhe jo të dashur, por bashkëshorte të vërtetë, me të cilën ishte lidhur në martesë. I vënë nën presion nga bashkëshortja e tij e parë, 52-vjeçari u shfajësua duke pretenduar se bëhej fjalë për një ish-të dashurën e tij të shumë kohëve më parë, e cila kishte krijuar një profil të rremë në ‘Facebook’ vetëm për t’i hapur telashe. Por Lisa nuk mund ta linte me kaq, dhe shumë shpejt çështja përfundoi në gjykatë dhe tabloidët britanikë.

Falë një hetuesi privat, zonja në fjalë arriti të zbulonte se bashkëshorti i saj bënte jetë të dyfishtë prej 6 vjetësh, ndërsa ishte martuar me një ceremoni të vërtetë me 32-vjeçaren Andrea Whiteside, e cila ishte gruaja numër dy e tij.
Fotot e dasmës, të zhvilluar në një kishë të vendit, ishin postuar në profilin personal në ‘Facebook’ të gruas së dytë të bashkëshortit të saj.
Bashkëshorti bigam, i denoncuar nga gruaja e tij e parë, rrezikonte deri në 7 vjet burg, por në fakt shpëtoi me dënimin minimal prej 250 orësh punë të detyruar për komunitetin.