Zbulojeni pse ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme

E keni vënë re që shpesh herë mund t`ju dridhet syri në mënyrë të pavullnetshme. Besojmë se e keni pyetur veten, pse ju ndodh kjo gjë. Ka një shpjegim edhe për dridhjen e syrit.

Sipas studimeve, dridhja quhet ‘myokymia’ ndodh kur muskujt dhe nervat e syrit stimulohen.

Kjo gjë shkaktohet prej lodhjes, pagjumësisë apo konsumit të alkoolit, duhanit dhe kafeinës.

Stresi është një nga shkaktarët, i cili bën që të ndodhin lëvizje të tilla të pakontrollueshme.

Për fatin e mirë, raste të tilla ndodhin rrallë dhe nuk janë shqetësuese, por sugjerohet që të bëhet gjumë i mirë për ta parandaluar.