Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër që u morri jetën 80 personave, e pafalshme një gafë e tillë

Mediat britanike kanë bërë publike fotografinë e burrit, frigoriferi i të cilit dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që u morri jetën 80 personave në Londër.

Ai quhet Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në kat të katërt u përfshi nga flakët, orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora 12:50 e natës. Isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë”, – ka thënë fqinja e tij.

Më pas për 15 minuta zjarri përfshiu kullën 24- katëshe.