Zbulohet se hudhra shëron këtë smundje shumë të përhapur

Hudhra ndoshta njihet më së miri për erën e pakëndshme që e lëshon.
Por, një studim i ri sugjeron se hudhra duhet të konsumohet për shkak të përfitimit të madh në shëndet që njeriu ka nga ajo.

Hudhra duket se redukton bllokimet që krijohen në arterie, thuhet sipas një studimi nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore “Harbos-UCLA Medical Center” në LA.

Sipas këtij studimi, thuhet se hudhra parandalon sëmundjet e zemrës, sëmundje këto që aktualisht janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes në mbarë botën, shkruan Gazetain.

Udhëheqësi i studimit, Dr. Matthew Budoff tha: “Ky studim është një tjetër demonstrim i përfitimeve të mëdha shëndetësore të hudhrës, e cila mund të reduktojë akumulimin e bllokadave në vena dhe të parandalojë formimin e bllokadave të reja në arterie, të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës”.
307920b300000578-0-image-a-10-1453482015308